Koronavirusi vazhdon të godasë ekipet e futbollit.
Kësaj radhe është
ekipi i Bundesligas,
Hertha Berlin, të cilën kanë konfirmuar se një lojtar i tyre ka rezultuar
pozitiv në testet e Covid-19.
"Një lojtar nga
ekipi i parë testoi
pozitiv për
koronavirus, për këtë arsye u urdhërua një karantinë 14-ditore për të gjithë lojtarët në ekip, si dhe për të gjithë stafin teknik", thuhej në njoftim e
Hertha.
"Lojtari u ankua për simptoma dhe ne menjëherë e ndamë atë nga grupi. Prandaj testi prodhoi një rezultat
pozitiv për virusin".
"Të gjithë lojtarët në ekipin tonë tani duhet të qëndrojnë në shtëpi për dy javët e ardhshme, i cili gjithashtu përfshin një plan individual stërvitje larg shtëpisë. Tani do të shohim nëse ka raste të tjera".
Shtuar më 17/03/2020,
ora 11:26