Futbollisti i Liverpoolit: Guardiola më kërkoi te Bayern Munich
Futbollisti i Liverpoolit, Sadio Mane, ka thënë se Pep Guardiola ka qenë i interesuar për shërbimet e tij, derisa spanjolli drejtonte Bayern Munich.

Ky interesim erdhi në janar të vitit 2014, kur Mane ishte lojtar i Red Bull Salzburg në Austri.

“Në janar të vitit 2014 kishim një miqësore kundër Bayern MunichSalzburg, dhe trajner ishte Pep Guardiola, ndërsa ne i habitëm me mënyrën tonë të lojës”, ka deklaruar Mane për Sport Bild, përcjell ‘lajmi.net’.

“Këshilltari im Bjorn Bezemer më vonë më kishte njoftuar se ka pasur kontakt me Bayernin pas ndeshjes, por unë mendoj se ata ishin vërtetë të interesuar”, deklari Mane. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori