Futbollisti i Liverpoolit humbet sezonin e ri me lëndimin që pësoi në Champions League
Pëlqej
Alex Oxlade-Chamberlain është përjashtuar nga planet e Liverpoolit për sezonin e ri dhe trajneri Jurgen Klopp e pranon se do të jetë bonus nëse mesfushori anglez ia del ta luajë qoftë edhe një ndeshje garuese para majit të vitit të ardhshëm.

24-vjeçari humbi ndeshjen finaleLiverpoolitChampions League dhe Kupën e Botës 2018 për Anglinë për shkak të lëndimit në gju që e pësoi në gjysmëfinale kundër Romës më 24 prill. Sot është konfirmuar se Oxlade-Chamberlain ka pësuar dëme të shumëfishta në ligament dhe pritet të jetë jashtë fushës për 12 muaj të plotë.

Liverpooli dhe vetë lojtari e dinin sa i rëndë ishte lëndimi pak ditë pas triumfit në gjysmëfinale në “Anfield”, por refuzuan të dilnin publikisht me diagnozën me kërkesë të përfaqësuesit anglez.

Oxlade-Chamberlain nuk kishte dashur që lëndimi i tij i rëndë t’i shqetësonte bashkëlojtarët e tij që po përgatiteshin për finaleChampions Leagues kundër Real Madridit dhe e kishin mbajtur atë të fshehtë.

Ish-ylli i Arsenali iu nënshtrua operacionit tetë ditë pas lëndimit. Ai pritet të jetë operimi i vetëm i nevojshëm për të. Riaftësimi i tij ka nisur dhe Liverpooli nuk e sheh lëndimin si përcaktues të karrierës së tij, edhe pse e pranon se do të duhet një vit i tërë për t’u rehabilituar. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori