Futbollisti i Manchester United diagnostikohet me kancer
Talenti i Manchester United, Max Taylor është diagnostifikuar me kancer dhe për këtë ka ndërprerë çdo aktivitet sportiv duke nisur një seancë intensive kimioterapie.

19-vjeçari është pjesë e “Djajve të Kuq” prej një viti, kur firmosi kontratën e re. Lojtarit do t’i duhet të ndërpresë karrierën e tij deri sa të shërohet nga kjo sëmundje që ka marrë jetën e shumë njerëzve.

Klubi anglez i ka qëndruar shumë pranë Taylor, duke vënë në dispozicion të tij, gjithë stafin mjekësor të klubit. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori