Futbollisti i Milanit rrezikon finalen e Kupës së Italisë dhe Botërorin
Dje pësoi humbje turpëruese nga Benevento, sot merr një lajm më të keq.

Futbollisti, Lucas Biglia rrezikon të humbas për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi kuqezi ka bërë të ditur se pas një përplasje në ndeshjen e fundit, futbollisti argjentinas ka pësuar një frakturë në dy vertebra të shpinës kurrizore dhe pas analizave më të detajuara në ditët e ardhshme do të mësohen koha e riaftësimit.

Te Milan druhen se Biglia do të humbasë finalen e Kupës së Italisë kundër Juventus, teksa shtypi argjentinas shkon deri aty sa shkruan se lojtari rrezikon praninë në Kupën e Botës 2018. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori