Futbollisti i Skënderbeut pëson aksident të rëndë pas ndeshjes me Luftëtarin
Masato Fukui ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik. Mesfushori i Skënderbeut po kthehej në Tiranë pas fitores 3-0 kundër Luftëtarit, por duke qenë se nuk e njihte mirë aksin Korçë-Tiranë, japonezi ka dalë nga rruga duke u përplasur me një bordurë.

"Sport Ekspres" raporton se makina e tij është dëmtuar tërësisht, ndërkohë për fat të mirë vetë lojtari nuk ka pësuar asgjë.

Pas aksidentit, Fukui ka pritur shokët e tij të skuadrës për ta marrë me vete deri në Tiranë.
Shtuar më 20/02/2017, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori