E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Futbollisti më i vjetër në botë sot ka ditëlindjen
Japonezi Kazauyoshi Miura nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Miura është në sezonin e tij të 34, si futbollist profesionist, dhe sot ai e feston ditëlindjen e tij të 52.

Japonezi e filloi karrierën e tij në vitin 1986, teksa ka shënuar 55 gola në 89 ndeshje për ekipin kombëtar.

Njëra ndër klubet ku ai qëndroi më së gjati ishte Vissel Kobe.

Miura ishte pjesë e klubit japonez në vitet 2001-2005, duke zhvilluar 103 ndeshje teksa gjeti rrugën e rrjetës 24 herë.


Ndërkohë futbollisti aktualisht është pjesë e Yokohama prej viti 2005, klub me te cilin ka shenuar 27 gola.
Shtuar më 26/02/2019, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori