Futbollisti shqiptar bën aksident të rendë, dy të plagosur
Pas shumë dështimesh në futbollin italian, shqiptari Elvis Kabashi u transferua te Dinamo e Bukureshtit.

Klubi rumun i dha një shans këtij lojtari, për të treguar vlerat e tij, por edhe këtu duket se nuk po e bën dot hapin e madh.

Në Rumani kanë zbuluar së fundmi një skandal të vërtetë që ka ndodhur kohë më parë.

Sajti i njohur rumun, “Fanatik”, shkruan se Elvis Kabashi, në gjendje të dehur ka aksidentuar dy njerëz me mjetin e tij, por për fatin e tij të mirë askush nuk ka ndërruar jetë.

"Jeta e Kabashit jashtë fushës së blertë është e jashtëzakonshme. Një burim i yni na ka treguar një episode të tmerrshëm. Pas një nate të gjatë, Kabashi ka bërë një aksident që mund t’i shkatërronte përgjithmonë jetën. Kjo ka ndodhur në gusht të vitit 2016, kur lojtari sapo e kishte ndërprerë kontratën me Juventusin.

Shqiptari po ngiste një makinë “Mercedes” dhe u përpoq të kalojë dy arabë që ishin me “Fiat 500”.

Fatkeqësisht për të, Kabashi e goditi “Fiatin” dhe më pas u kthye duke përplasur edhe një motor skuter ku ndodhej një burrë dhe një grua. Reagimi ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa dy të aksidentuarit shkuan menjëherë në spital.

Gjithashtu në këtë përplasje u dëmtua edhe një shoku i Kabashit, që ndodhej me të si pasagjer.

Lojtari u pa i nervozuar, ndërsa menjëherë mbërriti edhe policia. Ata e gjetën futbollisti të alkolizuar, ndërsa ishte me 100 km/h, por në rrugë nuk lejohej që të kalohej shpejtësia prej 50 km/h. Padyshim që Kabashi ishte me fat që të aksidentuarit dolën të gjallë nga e gjitha kjo", shkruan portali.
Shtuar më 11/04/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori