Futbollisti shqiptar pezullohet me dy vjet nga futbollit për këtë arsye
Lajmi i fundit ka qenë tronditës për futbollin shqiptar dhe atë kosovar.

Bajram Jashanica mbrojtësi i Kosovës ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshjes kundër Jang Boisave në Europa Ligë. Sigurisht që për të është marrë një dënim nga Uefa.

Ai shpresonte për një dënim të lehtë po dënimi ka qenë shembullor. Jashanica do të lihet jashtë fushave të blerta deri në shkurt të vitit 2020.

Përdorimi i substancave të tilla është e ndaluar kategorikisht të përdoren, por mbrojtësi zgjodhi të shkonte kundra rregullave, pasi tani do të vuaj pasojat e marra. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori