Futbollistit të Kelnit, Ozat, pësoi infarkt gjatë ndeshjes
Albeu.com
Kapiteni i skuadrës së Kelnit turku Ymit Ozat I cili kolabroi mbrëmë gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Karslruses dhe Kelnit është në gjendje të mirë shëndetsore. Ja momenti i ngjarjes ne video ...



Trajneri i Kelnit Daum pas vizitës në spital tha se Ymit Ozat ndihet mirë dhe mezi pret të t'i kthehet futbollit.

Kapiteni i skuadrës së Kelnit turku Ymit Ozat I cili kolabroi mbrëmë gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Karslruses dhe Kelnit është në gjendje të mirë shëndetsore. Pas përfundimit të ndeshjes e cila u mbyll me fitoren 2:0 për Kenlin Ozat në spital e kanë vizituar të gjitha bashkëlojtarët, ndërsa trajneri Daum pas vizitës së bërë ka thënë se Ozat mezi pret të braktis spitalin dhë sërish t'i kthehet futbollit.

"Ozatit gjatë vizitës sonë në spital më shum ishte i interesuar për rezultatin se sa për shëndetin e tij. Kjo fitore i është dedikuar kapitenit Ozat dhe dëshirojmë që ai të kthehet sa më shpejt në mesin tonë" ka përfunduar Ozat. Krahas përkrahjes së madhe që ka marë Ozat nga të gjithë anëtarët e Kelnit, këtij telegram me dëshirë për shërim të shpejtë I ka dërguar edhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan.

Kapiteni të Kelnit gjendja shëndetsore iu keqësua në minutën e 25 të ndeshjes, kur në afërsi të tij nuk kishte asnjë futbollist kundërshtar, por falë intervenimit të shpejtë të ekipit kujdestar të mjekëve Ozatit iu kthye vetëdija dhe u transferua në spitalin lokal.
Shtuar më 30/08/2008, ora 22:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori