Futbollistja që refuzoi të nderojë Maradonën tregon arsyen
Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60 vjeçare nga sulmi në zemër, ai u nderua nga sportistë anë e mbanë botës.

Por, një rast i veçantë ndodhi me futbollisten spanjolle Paula Dapena, e cila refuzoi të mbante një minutë heshtje për argjentinasin dhe u ul në fushë si lloj proteste.

Duke folur për gazetën spanjolle “AS” ajo tha: “Në momentin që morra vesh se do të mbahej një minutë heshtje për nder të tij, nuk pranova, unë refuzoj të nderoj një përdhunues, pedofil, dhe abuzues”, shkruan lajmi.net.

Spanjollja tha se nuk e kishte menduar të ulej fillimisht por tre ditë më herët ishte Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe askush nuk i nderoi viktimat.

“Një minutë heshtje nuk u bë për viktimat. Andaj, natyrisht se nuk jam e gatshme të nderoj një abuzues dhe jo viktimat”, tha Dapena.

Kujtojmë se Diego Armando Maradona nuk është dënuar kurrë nga gjykata për akuzat e aluduara, andaj, fjalët e futbollistes mbeten spekulime.

twitter-tweet">

Her name is Paula Dapena, she plays for Viajes Interrías Female Football Club in Galicia, northwestern Spain.

She refused to keep a minute of silence for Maradona as a protest because he was an abuser against women.

Stand up for your values is easier said than done.
Well done. https://t.co/K4DP6KCDYA">pic.twitter.com/K4DP6KCDYA

— Jordi Arrufat (@Jordiarrufat) https://twitter.com/Jordiarrufat/status/1333090237870968834?ref_src=twsrc%5Etfw">November 29, 2020

Shtuar më 30/11/2020, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori