Futbollistja shqiptare e zhdukur në liqen, flet shoqja e ngushtë
Ende asgjë! Shpresa po nis të shuhet teksa nga dita e shtunë kur Florijana Ismaili, shqiptarja e lindur në Zvicër që luan me Young Boys dhe kombëtaren helvete, u zhyt në liqenin e Komos në Itali, teksa ishte me pushime, bashkë me shoqen e ngushtë, e cila për "Blick" sot ka treguar tragjedinë:

"Ishim bashkë dhe u hodh në liqen. Në fillim mendova se donte të bënte shaka dhe do të dilte në anën tjetër të varkës, por pastaj kuptova se diçka po ndodhte. Thërrita fort emrin e saj, por hiç".

Florijana, 24 vjeç, sipas policisë italiane, që e ka vendosur në listën e personave të zhdukur, mund të ketë pësuar atak kardiak në momentin kur ka prekur ujin e ftohtë të liqenit dhe më pas është zhdukur... Thellësia në atë pjesë është rreth 120 metra dhe një robot është duke kontrolluar zonën prej dy ditësh. Familja është e dëshpëruar.
Shtuar më 02/07/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori