Fyen Sterling, Chelsea dënon 6 tifozë
Klubi i Chelsea, me një shënim në faqen e saj zyrtare ka njoftuar, se ka marrë masa ndëshkimore ndaj 6 tifozëve të saj.

Shkaku për këto masa, janë veprimet e tyre raciste ndaj Raheem Sterling në ndeshjen Chelsea – Manchester City e zhvilluar më 8 dhjetor 2018.

Në shënimin e saj Chelsea, njoftonte se klubi ka dënuar përjetësisht njërin prej tifozëve, i cili në ndeshjen e 8 dhjetorit fyeu rëndë Sterling.

Kamerat e stadiumit kishin kapur momentin kur tifozi fyente lojtarin e Manchester Cityt.

Për 5-së tifozët e tjerë, masa e marrë është më e lehtë, ata janë dënuar me 1-2 vjet përjashtim nga stadiumi, pasi e kanë pranuar fajin dhe ishin penduar për veprimin e kryer.

Klubi londinez citonte disa fjalë për këto masa të marra.

" Jemi krenarë që jemi një klub gjithëpërfshirës, ku njerëzit e racave dhe kulturave të ndryshme janë të mirëseardhur tek ne. Të gjithë tifozët tanë duhet të mbajnë mend gjithmonë se çdo fjalë ose veprim i tyre mund të fyejë njerëzit përreth tyre dhe tërë komunitetin. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe bashkëpunojmë me mbështetësit tanë për të frenuar çdo formë diskriminimi ".
Shtuar më 30/07/2019, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori