Tekniku i Galatasaray Fatih
Terim rrezikon të pezullohet me 10 ndeshje në kampionatin turk, pas fyerjes së arbitrit në ndeshjen e fituar 3-1 kunder Mersin. Pas një sërë vendimesh të arbitrit të kontestuara, ish-trajneri i Fiorentinës dhe Milanit, ka humbur durimin duke u futur në fushë gjatë ndeshjes.
Është dashur ndihma e lojtarëve dhe stafit për të qetësuar trajnerin i cili nuk ka kursyer ofendimet edhe ndaj përfaqësuesve të federatës turke të futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2013,
ora 14:34