Gabigol: Inter nuk më dha kurrë mundësi të luaja
Pëlqej
Gabriel Barbosa është kthyer përsëri tek klubi i Santosit, nga ku u largua në vitin 2016 për të kaluar në Itali te skuadra e Interit.

Sulmuesi brazilian, Gabigol thotë se ai nuk kishte kurrë një mundësi në Inter, për të parë nëse ishte gati të luante në skuadrën e parë.

Kjo tha se e kishte mërzitur shumë, duke mos e lejuar që të luante futboll.

“Kur arrita në Inter bisedova me trajnerin, por atëherë kishte shumë ndryshime në menaxhiment. Klubi nuk po kalonte momente të mira dhe ata preferonin lojtarët me përvojë, çka unë e kuptova”, tha Gabigol për Mediaset Premium.

“Ata nuk më dhanë kurrë mundësinë të luaja, jo as pesë ndeshje radhazi që të shihnin nëse isha gati. Nuk kisha vazhdimësi dhe kjo më bëri të ndihme i mërzitur, sepse nuk mund të bëja çka dëshiroja më së shumti: të luaja futboll”.

Gabigol në pjesën e parë të sezonit u huazua në Benfica, ku kaloi momente të vështira, ndërsa gjatë janarit kompletoi kthimin e tij në Santos. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori