"Gabigol po mendon kthimin në Brazil, s'ka asnjë shanc në Europë"
Presidenti i skuadrës braziliane Santos, Modesto Roma ka shfrytëzuar një intervistë në Fox Sport Radio për të thumbuar indirekt sulmuesin e Interit, Gabigol.

"Lojtarët tanë duan të qendrojnë në këtë qytet, ndjehen të qetë këtu. I vetmi që iku do të kthehet sërish këtu sepse nuk ka asnjë shanc në Europë"., - u shpreh ai duke mos e përmendur emrin e Gabigol.

I pyetur nga gazetarët nëse bëhej fjalë për Gabigol ai u përgjigj: Ju po e thoni. /Albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori