Gabimi trashanik në fanellën e lojtarit të Arabisë Saudite (FOTO LAJM)

Anësori 26-vjeçar i ekipit të Vijarealit ka zbritur sot në fushën e lojës me ekipin e tij të Arabisë Saudite për luajtur në këtë Botëror përball Rusisë.

Bëhet fjalë për lojtarin Salem al Davsari i cili mbante fanellën me numër 18.

Nga fotoja vihet re qartë se shifra 1 e numrit është në rregull por ajo që nuk shkon është shifra 8. Duket qartë se 8 është e vendosur me kokë poshtë në bluzën e futbollistit.

Një gabim trashanik ky nga kompania që ka prodhuar fanellat për ekipin Arab. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori