Gabon edhe Ibra: Porta bosh, godet shtyllën (VIDEO)
Pëlqej
Jemi mësuar ta shohim teksa shënon gola spektakolarë, por ndodh edhe ndryshe. Në ndeshjen e Ligue I mes Reims dhe PSG, Zlatan Ibrahimoviç gabon golin më të lehtë në karrierën e tij.

Pasi mori një asist të artë sulmuesi 32-vjeçar duhej vetëm të shtynte topin në portën bosh, por çuditërisht goditi shtyllën pingule.

Por Ibra rregulloi gjithçka më pas teksa shënoi një dopietë. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori