Gabriel Jesus "heroi" i City-t, i jep fitoren ndaj Licester (VIDEO)
Manchester City me shumë vështirësi ja ka dalë të marrë tre pikë ndaj Licester City.

Në ndeshjen e javës së 27-të në Premierligë, Manchester City ka marrë tri pikë të reja, duke mposhtur Leicesterin me rezultat 0:1, shkruan lajmi.net.

Heroi i këtij takimi ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, City rrit diferencën me Leicester për pozitën e dytë në tabelë, duke shkaur tashmë në 57 pikë.

Leicester në anën tjetër mbetet me 50 pikë në pozitën e tretë në tabelë.
Shtuar më 22/02/2020, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori