Gjatë viteve të fundit, Manchester City ka shpenzuar shumë për të patur në skuadër disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit. Në librin e ish shefit
ekzekutiv, Garry
Cook zbulohet se ka patur një ofertë “aksidentale” edhe për Lionel
Messin, që u refuzua nga Barcelona.
Bëhet fjalë për 3 vjet më parë, kur klubi u ble nga sheiku Mansour, i cili nisi menjëherë punën për tërheqjen e lojtarëve yje.
Sipas
Cook, gjatë një bisede telefonike me një
ekzekutiv tjetër pati një koment “it’s all getting messy”, që do të thotë gjithçka duket e ngatërruar. Komenti u kuptua sikur bëhej fjalë për marrjen e Messit dhe menjëherë iu ofruan Barçës 30 milionë sterlina. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2012,
ora 12:33