Gafa e De Geas bën xhiron e botës, ja reagimi i Murinjos
David De Gea bëri një gafë që mund t’i kushtojë Spanjës, teksa goditjen e Ronaldos në fund të pjesës së parë, nuk mund ta ndalonte dot, dhe topi i shpëtoi nga duart. Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i trajnerit të tij tek Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo.

“Është një gabim që ai nuk e bën me ne tek Junajtid. Ai ishte lojtari ynë më i mirë i sezonit, duke dhënë performanca fantastike. Por, kjo i ndodh edhe më të mirit. Ajo që është diçka e mirë në këtë situatë, është se në ndeshjen tjetër, ai do jetë sërish në portë, por aspak i frikësuar. Plot besim për t’u futur në fushë dhe të ndihmojë ekipin.” – deklaroi Murinjo.

Shtuar më 15/06/2018, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori