Tifozët e Arsenal-it kanë mbetur mbrëmë të shokuar pas postimit të djeshëm të bërë nga Kili për grumbullimin e radhës.
Skuadra e Juan Antonio Pizzi-t do të përballet me Gjermaninë, Australinë dhe Kamerunin në Kupën e Konfederatave e cila do të zhvillohet në
Rusi muajin
tjetër.
Ndërkohë që në formacionin zyrtar të publikuar në Twitter kombëtarja e
Kilit e prezantoi Alexis
Sanchez si një lojtar të Bayern Munich. Një veprim të cilin e kanë korrigjuar më pas.
Sulmuesi i Arsenalit, është i zhgënjyer nga moskualifikimi i “Topçinjve” në Champions League, për sezonin e ardhshëm, dhe për këtë arsye po mendon largimin nga “Emirates”.
Agjenti i 28-vjeçarit ka fluturuar drejt Gjermanisë për t’u takuar personalisht me drejtuesit e klubit bavarez. Lajm jo i mirë ky për Milanin dhe Mancheter United që gjithashtu kërkonin kartonin e
Sanchez./albeu.com/
Shtuar më 24/05/2017,
ora 12:34