Gafa e Reus gjatë intervistës, zbardh planin e Low
Të gjithë prisnin që Marco Reus të ishte në formacionin titullar të Gjermanisë në ndeshjen që ata humbën ndaj Meksikës. Në një intervistë ai ka thënë diçka që mbase nuk duhej të zbulohej.

Duket se ka qenë një gafë që është bërë pa dashje nga sulmuesi i Dortmund. “Ishte vendosur që para një jave se nuk do të isha në formacion nga minuta e parë në ndeshjen hapëse. Low më tha se do të aktivizohem në ndeshjet e rëndësishme nga minuta e parë.”, u shpreh Reus.

Më pas ka ardhur menjhëherë korrigjimi i po vetë lojtarit. “Edhe ndeshja ndaj Meksikës ishte e rëndësishme”, përfundoi gjermani. Sulmuesi u fut në fushë në minutën e 60'-të por nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori