Gafa e Ricardo Kaka
Pëlqej
Pak javë më parë Ricardo Kaka është rikthyer në vendlindje, duke u bashkuar ekipit të Sao Paulo-s, pas një karriere fantastike në Europë. Braziliani e nisi mirë me ekipin e tij të ri, duke shënuar edhe një gol në ndeshje ndaj Goias, megjithëse ai nuk vlejti pasi kundërshtarët fituan 2-1.

Ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Criciuma ai u bë autor i një gafe pas intervistës së dhënë pas ndeshjes.

Duke dalë nga stadiumi, bashkë me djalin e tij, ai jep një intervistë për një televizion brazilian. Ish-lojtari i Milan dhe Real Madrid shprehet i lumtur për fitoren e ekipit të tij, madje thotë se tashmë është duke menduar për ndeshjen pasardhëse, por në të vërtetë Sao Paulo nuk kishte fituar, pasi Criciuma barazoi 1-1 në minutën e 80-të. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori