Gafa e tifozëve: Nisen për të parë Liverpoolin në Champions, përfundojnë në Europa League
Gent dhe Genk janë dy ekipe belge, të cilat shpesh ngatërrohen nga shumë tifozë, por jo vetëm.

Kujtojmë që një ngatërresë të tillë e bëri klubi i Napolit, që në momentin e shortit të Champions League, shkruajti në faqen e saj në "Twitter' se ishte në grup me Gent, ndërkohë që në të vërtetë ishte Genku, klubi që ishte në grup me Napoli, Salzburgun dhe Liverpoolin.

Pikërisht një tjetër ngatërresë i ka ndodhur dy tifozëve të Liverpoolit, të cilët ishin nisur të ndiqnin ekipin e tyre të zemrës në transfertën ndaj Genkut.

Tifozët janë ngatërruar dhe kanë shkuar te stadiumi i Gentit, duke humbur mundësinë për të ndjekur takimin.

Ngatërresa dhe gafa e tifozëve u raportua në shumë media, dhe për këtë gjë reagoi klubi i Gent. Këta të fundit luajnë në Europa League dhe mbrëmjen e sotme do të presin Wolfsburg.

Për këtë takim, drejtuesit e Gent kanë ftuar dy tifozët e Liverpoolin, që të vijnë të ndjekin sfidën, ku sigurisht bileta është e paguar nga klubi.
Shtuar më 24/10/2019, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori