Gafa e tifozit të Liverpoolit, fluturoi në Gjermani për ndeshjen e parë me Bayernin
Disa nga gafat e bujshme mund të ndodhin edhe në vitin 2019. Një tifoz i “çmendur” i skuadrës së Liverpoolit, të martën përjetoi emocionet e ndeshjes të Ligës së Kampionëve mes “The Reds” dhe Bayern Munich … në Gjermani.

Paul – ky është emri i tifozit anglez, pasi në fakt ishte i bindur se ndeshja e parë e raundit të 1/16-të do të luhej në "Allianz Arena" dhe kështu, siç e tha vetë, gjatë Krishtlindjeve ai rezervoi fluturimin për në Mynih.

“Gjatë pushimeve – shpjegoi tifozi i Liverpoolit – kam konsumuar disa birra më shumë dhe pasi kam marrë biletat për ndeshjen e parë, kam rezervuar fluturimet për në Mynihbindur se takimi parë i Liverpool do luhej në Gjermani”.

Pali, megjithatë, nuk ka humbur vetëm nëpër qytet, siç shkruan Gazzetta dello Sport – por ai përfundoi duke ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve në një studio të organizuar nga televizioni gjerman, i ftuar si mysafir. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori