Gafat e tij eliminuan Bayernin, Kassai "kapet mat" në restorantin e Realit (FOTO)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjyqtari hungarez, Viktor Kassai u bë protagonist në ndeshjen Real Madrid-Bayern duke dhënë disa vendime të gabuara, në dy gola në pozicion jashtë loje të Ronaldos dhe kartoni i kuq i Vidal. Disa foto që qarkullojnë pas ndeshjes, kanë ngritur shumë dilema në Gjermani.

Pas ndeshjes, Kassai darkoi së bashku me ndihmësit e tij në restorantin “Mesón Txistu” në qendër të Madridit.

Dyshimi nga gjermanët vjen pasi restoranti në fjalë cilësohet edhe si lokali i klubit madrilen, pasi preferohet prej futbollistëve të Real Madrid, madje edhe drejtues. Mediat gjermane e fotografuan hungarezin dhe kaq ka mjaftuar për të rindezur edhe njëherë polemikat që lindën gjatë dhe pas ndeshjes së të martës.
Shtuar më 20/04/2017, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori