Gagliardini sfidon Juven: Interi në Torino për të fituar
Blerja më e re e Interit, Roberto Gagliardini ka folur pak ditë para sfidës ndaj Juventusit. Mesfushori italian beson se skuadra e tij mund të dal me një sukses nga "Juventus Stadium".

"Është hera e parë që luaj në derbin e Italisë dhe hera e parë që sfidojë Juventusin. Do të luajmë ndaj skuadrës më të fortë të kampionatit, e cila luan në Champions, ndaj duhet të bëjmë një rezultat pozitiv.

Nuk meritonim të dilnim nga Kupa e Italisë pasi sakrifikuam shumë edhe pse ishim me 10 lojtarë. Pranë Juves? Nuk dua të flas për këtë tema. Interi bëri një ofertë të rëndësishme, e cila u pranua nga Atalanta. /albeu.com/


Shtuar më 02/02/2017, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori