Galatasaray i mbyll derën Arda Turan-it
Wshtë kthyer në një telenovelë tashmë kalimi ose jo i Arda Turan në formë huazimi nga Barcelona tek Galatasaray.

Ndërkohë që u konfirmua në mëngjes, transferta u mohua nga vetë lojtari përmes agjentit të tij, shkruan "Marca", përcjell Albeu.com.

Ndërkohë, pak minuta më parë ka folur ekipi turk duke thënë se nuk do të kenë asnjë pretendim ndaj Turan deri në mesnatë kur mbyllet edhe afati i transfertave për kampionatin turk.

Rrjedhimisht, Turan mbetet pa kaluar tek Galatasaray duke vijuar kontratën 3 vjeçare me Barcelonën. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2017, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori