Galatasaray konfirmon: Duam Prandellin
Tashmë është zyrtare: Galatasaray po punon të afrojë në skuadër ish teknikun e Italisë Cesare Prandelli. Lajmi konfiirmohet nga vetë klubi turk: "Galatasaray njofton se ka nisur tratativat me teknikun italian Cesare Prandelli. Publiku do të azhornohet me zhvillimet më të fundit", lexohet në faqen zyrtare të Galatasaray.

Prandelli la kombëtaren e Italisë pas dështimit në Kupën e Botës në Brazil. Nëse tratativat shkojnë në rrugën e duhur ish tekniku i Fiorentinës do të jetë pasuesi i Roberto Mancinit në stolin e klubit më të famshëm turk. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2014, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori