Galatasaray me sytë nga Borrielo
Galatasaray është në kërkim të një qëndër-sulmuesi për të përforëcuar repartin ofensiv të skuadrës. Presidenti i klubit turk, Aysal Unal, ka konfirmuar tashmë interesimin e tij për Dimitar Berbatov, por në ditët në vijim mund të ketë një takim formal mes Galatasaray dhe Romës për të diskutuar rreth një kalimi të mundshëm të Marco Borrielos në Stamboll.

Tratativa nuk është bërë ende zyrtare, por duke parë hapësirat e vogla që po gjen bomberi napolitan në formacionin e Romës, largimi i tij në merkaton e janarit nuk është tabu.

Marco Borrielo kërkohet gjithashtu edhe nga klubet e Paris Saint Germain dhe Milani, skuadra ku Borrielo është rritur si futbollist. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori