Galatasaray në stadiumin e ri
Stadiumi i ri i Gallatasarajit
Superfuqia turke Galatasaray i ka dhënë lamtumirën stadiumit të dashur të tyre "Ali Sami Yen" të martën me një fitore 3:1 në kuadër të kupës së ligës kundër Beypazari Sekerspor, duke i dhënë fund kështu një periudhe prej 46 vjet të zhvillimit të futbollit në njërin prej stadiumit më të frikshëm të Evropës.

Stadiumi “Ali Sami Yen” ishte hapur zyrtarisht me një ndeshje miqësore ndërmjet Turqisë dhe Bullgarisë më 20 dhjetor 964 dhe Galatasaray grumbulloi një numër të madh suksesesh në atë stadium gjatë kohës së përdorimit të tij.

Ata e mposhtën Eskisehirsporin 2:1 më 1987 për t’i dhënë fund pritjes 14 vjeçare për një trofe përpara 35,845 shikuesve, gjë që ishte rekord për stadiumin.

Edhe pse stadiumi kishte vetëm 22 mijë e 800 ulëse, tifozët e pasionuar e bënë atë si njërin prej stadiumeve më me atmosferë në botë.

Galatasaray tani do të kalojë në stadiumin e ri të tyre "TT Arena" me 52,650 ulëse, e cila do të hapet të shtunën me një miqësore kundër Ajaxit.
Shtuar më 13/01/2011, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori