Galatasaray, përplasje pitbullash
Ish mesfushori i Juventusit Phelipe Melo është përleshur fizikisht me bashkëlojtarin e tij te Galatasaray, ish futbollistin e Liverpoolit Albert Riera.

Ngjarja kishte filluar para ndeshjes Galatasaray-Manisaspor kur ata patën debate të ashpra. Por kjo ishte më e pakta, pasi që të 2 futbollistët sot thuhet të kenë vazhduar me grushta përleshjen e tyre, madje mediat turke e titullojnë "egërsia e pitbullëve".

Sipas raporteve nga mediat turke rrahja ka qenë aq e madhe sa që Melo është larguar i enjtur e i gjakosur ndërsa spanjolli Riera ka përfunduar në spital ku sipas fotomaç.com.tr ka marrë edhe 4 të qepura në fytyrë.

Klubi ka paralajmëruar dënime monstruoze për të 2 futbollistët dhe ka kërkuar falje nga tifozët për njollosjen e emrit të skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2012, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori