Galatasaray shokohet nga vdekja e fotoreporterit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Skuadra turke e Galatasaray-it që drejtohet nga italiani Cesare Prandelli, ka përjetuar një moment të vështirë gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.

Futbollistët dhe stafi teknik janë shokuar kur kanë parë me sytë e tyre sesi një fotoreporter, që kishte shkuar në qendrën stërvitore pikërisht për të përcjellë përgatitjet e formacionit të Prandellit, humbi jetën për shkak të një aksidenti.

Erkan Koyuncu, në tentativë për të hyrë në qendrën stërvitore është bllokuar nga porta e celiktë, që i shkaktoi plagë vdekjeprurëse.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të Galatasaray-it për t’i ardhur në ndihmë, përfaqësuesi i medias humbi jetën brenda pak minutash. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori