Los Angeles
Galaxy humbi pak javë më parë një bomber si Zlatan Ibrahimovic. Për të garantuar gola për sezonin e ri që starton në mars, drejtuesit e klubit amerikan po mendojnë për një tjetër lojtar me peshë si Chicharito Hernandez.
Sulmuesi meksikan nuk ka gjetur veten te
Sevilla ku u transferua në shtator me vetëm 1 gol të shënuar në 9 ndeshje dhe ka dhënë "ok" për të kaluar në
Major League Soccer me ofertën e duhur.
Sevilla pagoi 12 mln euro për 31-vjeçarin dhe synon të rikuperojë po të njëjtën shumë për ta lënë të lirë, teksa bisedimet me
Galaxy ende vijojnë.
Shtuar më 14/01/2020,
ora 16:36