Galiani batuta ndaj Murinjos
Albeu.com
Lufta mes Jose Mourinhos dhe koalicionit të Series A po merr përmasa më të gjera, pas deklaratës skandaloze të Adriano Galliani që e porosit Mourinhon ta mbyll gojën para se s’është bërë vonë.Mourinho e pa skuadrën e tij duke vuajtur gjatë ndeshjes me Sampdorian, kur Interi luajti një orë pa dy lojtarë në fushë. Ai u kacafyt me gjyqtarët, dhe më pas bëri një gjest duke mbajtur dy duart së bashku kinse është i prangosur. Mourinho e ka urdhëruar ekipin të mos prononcohet për mediat.

“Ne kurrë nuk bëjmë thirrje për heshtje mediatike pa marrë parasysh çfarë thotë shtypi për ne. Kjo nuk është e lejuar në sportet profesioniste në ShBA dhe në Champions League... Dhe Mourinho duhet të ndalet së bëri aso lloj gjestesh. Ato nxisin dhunë dhe është koha e fundit që Mourinho ta mbyll gojën, para se s’është bërë vonë.” Përfundoi Galliani.
Shtuar më 22/02/2010, ora 22:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori