Galiani do Del Pieron për Kasanon
Del Piero
”Ideja e çmendur” për të marrë flamurine Juventusit në Milanelo ka lindur në një moment kur kampionët e Italisë në fuqi janë duke kërkuar një sulmues, ndërsa Del Piero-s i është bërë i qartë që kontrata e tij nuk do të rinovohet dhe që duhet të largohet nga Juventusi në fundin e këtij sezoni.

Galliani, zv/president i Milanit, gjithmonë ka shprehur simpatinë e tij për Del Piero-n, me të cilën kanë ekzistuar kontakte që në vitin 1993, kur Ale linte Padovën për Juventusin.

Për momentin, Milani është në gjendje t’i ofrojë 36-vjeçarit një vit shtesë në futboll, së bashku me një mundësi të fundit për të luajturChampions dhe për të synuar tituj të rëndësishëm.

Nëse kalimi nuk do të bëhet, kuqezinjtë do të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy klubeve për të vendosur nën kontratë sulmuesin tjetër me pak hapësira në këtë sezon, Fabio Quagliarella. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori