Galiani do fitoren ndaj Barcelonës
Administratori i klubit të Milanit, Adriano Galiani mendon se ekipi i tij do të kualifikohet në fazën tjetër të Champions League si e para e grupit H. Numri dy i kuqezinjëve foli edhe për barazimin e marrë dje ndaj kampionëve bjellorusë, rezultat ky që kalon Barcelonën si të parë të grupit.

“Ne nuk i shfrytëzuam të gjitha rastet që mundëm të krijonim. Kur je në avantazh të vetëm një goli gjithçka mund të ndodhë. Gjithsesi duhet ta administronim lojën më mirë", u shpreh Galiani

"Ende kemi shpresa për të siguruar vendin e parë në grup. Tetë pikë nuk janë keq besoj. Në ndeshjen e 23 nëntorit do të mundohemi të fitojmë ndaj Barcelonës”, përfundoi zv/Presidenti i Milanit, Adriano Galiani. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori