Galiani fton Moratin ne galerine e trofeve te Milanit
Pëlqej
Albeu.com
Adriano Galiani ka ftuar publikisht presidentin e Interit, Moratin, për vizitë në galerinë e trofeve të milanit. Ironia e tij ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Moratit, i cili pati deklaruar se kishte vite pa e parë Milanin në krye të kampionatit.Kjo ka sjellë edhe reagimin e adminstratorit të Milanit, i cili deklaroi: “Le të vijë të hedhë një sy nga galleria jonë e trofeve për të njohur më mirë Milanin”.

Pas fitores me Napolin e vendit të parë, Milani ndodhet në krye të klasifikimit me 22 pikë, një më shumë se Interi. Ndeshjen e ardhshme Milani do ta luajë në transfertë ndaj Leçes, ndërsa Interi do të presë në “San Siro” Udinezen.
Shtuar më 04/11/2008, ora 21:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori