Galiani: Premio për fitoret, gjoba për kartonët
Të paguash meritat dhe të dënosh inkorrektësinë. Ky është diktati i ri që Adriano Galiani, zv/president i Milanit ka vendosur për lojtarët kuqezinjë.

Në një event organizuar nga sponsori i klubit milanez, "Intesa-SanPaolo", numri dy i Milanit ka shpjeguar se si do sillet tani e tutje klubi me futbollistët e tij. " Do japim premio për skuadrën për 15 pikët në 5 ndeshje. Kam lajmëruar dhe futbollistët që kushdo që merr karton dhe ofendon gjyqtarët do të dënohen me ashpërsinë maksimale", ka thënë Galiani raporton "repubblica.it".

"Sjelljet jo-sportive të futbollistëve tanë nuk mund të cënojnë vlerat dhe seriozitetin e klubit tonë, gjë për të cilën sponsorat na zgjedhin", përfundoi Adriano Galiani. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori