Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Gallas: Domenech ishte problemi i Frances
Albeu.com
Ish-seleksionuesi Raymond Domenech ishte arkitekti kryesor i dështimit të Përfaqësueses së Francës në kampionatin botëror "Afrika e Jugut 2010". Kështu ka thënë mbrojtësi francez William Gallas, shkroi të mërkurën agjencia Reuters.
Franca në Botërorin 2010 u eliminua në fazën grupore, pasi mblodhi vetëm një pikë. "Problemi kryesor ishte trajneri, sepse na ka munguar komunikimi dhe Domenech aspak nuk ishte i hapur në këtë aspekt. Shumë futbollistë nuk kanë mundur të flasin me të. Unë kështu kam vepruar, vetëm e kam dëgjuar dhe kam bërë atë që më ka thënë", ka thënë Gallas.
Shtuar më 08/07/2010, ora 10:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori