Gallatasaraj kërkon Berbatov
Presidenti i Gallatasaraj, Aysal Unal ka konfirmuar interesin eklubit që ai ka në pronësi për sulmuesin bullgar të Manchester United, Dimitar Berbatov.

"Është një futbollist që na pëlqen, por nuk jemi të interesuar vetëm tek ai. Kemi katër ose pesë futbollistë në mendje, por për momentin nuk mund të them emrat e tyre", deklaroi presidenti i gjigandëve turq, Unal.

Bullgari nuk po gjen më hapësira në ekipin e Ferguson dhe mundësia për tu larguar është e madhe. Dhe nëse vendos të lerë Old Traford, Gallatasaraj e pret me krahët hapur. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori