"Galliani dhe Berlusconi nuk largohen nga futbolli"
Drejtori sportivë për marrëveshje me klube të huaja, Ariedo Braida ka thënë se Silvio Berlusconi “nuk mund të largohet nga futboll”, derisa ai është shumë afër për ta blerë Monzan.

“Këta dy nuk largohen nga futbolli, e di këtë”, ka thënë Braida që ishte më parë drejtor sportiv i Milanos, për La Presse.

“Të gjithë e dinë efektin që unë kam pasur te Galliani dhe më pëlqen sepse me bën të ndihem si një djalë. Berlusconi dhe Galliani kanë bërë shumë gjëra dhe ata gjithmonë bëjnë. Monza është pjesë e jetës së tyre”.

Futbolli është po ashtu pjesë e tyre, është një gjë e thjesht që lehtë e zbulon në ADN’në e disa njerëzve. A do ti bashkohem? Jam mirë këtu ku jam”.
Shtuar më 06/09/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori