Galliani, dy "dhurata" për ditëlindje (FOTO LAJM)

Keisuke Honda - CSKA Moska
Administratori i Deleguar i Milan Adriano Galliani feston sot 69-vjetorin e tij të lindjes. Dhe kjo mund të jetë pikërisht dita kur klubi kuqezi mund të sigurojë dy futbollistë të rinj. Sipas "Sky Sport24", Milan jo vetëm që është afruar shumë me Keisuke Hondan orët e fundit, duke tentuar ta sjellë që tani në Serie A, por po negocion me Inter edhe për Matias Silvestre.

Drejtuesi i "Djallit" Ariedo Braida ka hyrë para pak minutash në zyrat e klubit zikaltër për të biseduar transferimin e mbrojtësit argjentinas. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2013, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori