Galliani e konfirmon: Robinho qëndron
Administratori i Deleguar i Milanit, Adriano Galliani konfirmoi qëndrimin e sulmuesit brazilian Robinho te kuqezinjëve pas dështimit të tratativës me klubin e Santosit.

"Robinho dëshironte vetëm të kthehej në shtëpi, ai tha se nëse nuk shkonte te Santos do të qëndronte te Milani. Ne nuk ramë dakord me ofertën e Santosit, gjithashtu as agjenti i tij nuk ishte dakort. Shumë klube të tjera braziliane ishin të gatshme për të përmbushur të gjitha kërkesat, por Robinho dëshiroi të qëndronte këtu. Me largimin e Patos te Corinthians tani mbeten 5 sulmues, nëse nuk shesim nuk ka blerje", u shpreh Galliani.

Vetë Robinho, pas mosakordit me Snatosin u shpreh se ishte i gatshëm të pranonte edhe uljen e pagës vetëm të transferohej te klubi që e bëri të famshëm. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori