Galliani e pranon: Balotelli pi 2 cigare në ditë
Balotelli vendosi të lundrojë në internet dhe gjëja e parë që ka bërë është hedhja e një fotoje ku shihet përballë një kompjuteri portabël dhe me një një paketë cigaresh mbi tavolinë.

Sulmuesi italian iu bashkua rrjetit social Twitter me një profil të ri, që sipas mediave sportive italiane nuk ka marrë "bekimin" e skuadrës së Milanit.

"E dimë që Maroi e pi cigaren. Na ka thënë që konsumon 2 cigare në ditë. Ne i kemi bërë apel të heqë dorë nga duhanpirja", do të deklaronte Galliani i vënë përballë faktit të kryer.

Por sikur të mos mjaftonte fotoja me cigaret mbi tavolinë, aventura e parë publike e Marios në rrjet ka shkuar akoma më keq. Ai është ofenduar nga tifozët e Interit, ofendime të cilat nuk ka nguruar t’iu kundërpërgjigjet.

"Më mirë të jesh një shimje me shumë para se sa një m… si ju", shkruajti Mario në një postim që pas pak kohësh e fshiu.

Balotelli ishte objekt i thirrjeve raciste të tifozëve zikaltër në ndeshjen Inter-Chievo të dielën e shkuar. Thirrjet u dënuan nga federata italiane e futbollit dhe nga vetë drejtuesi i Interit, Massimo Moratti që shprehu mbështetjen për futbollistin. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2013, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori