Galliani: Ibrahimovic do ta mbante fanellën kuqezi
Albeu.com
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka njoftuar se ai ka mundur të nënshkruajë me Zlatan Ibrahimovicin në vitin 2006 para se Interi ta ‘rrëmbente’ sulmuesin nga Juventusi.Ibrahimovic nënshkroi me Interin në vitin 2006 pasi Juventusi u detyra ta shiste atë si pasoje e dënimeve nga skandali Calciopoli. Ndërsa tani Galliani ka njoftuar se suedezi tani do të kishte veshur fanellën e Rossonerëve, pasi që ai ishte pajtuar t’i bashkëngjitet Milanit para dy vitesh.

“Ibrahimovici arriti marrëveshje me neve dhe gjithçka ishte gati për të nënshkruar. Ishte vera e vitit 2006, mirëpo ne u detyruam ta lëshonim për arsye të ndryshme”.

“Nuk mund ta nënshkruanim marrëveshjen me të sepse nuk e dinim nëse do të ishim në Ligën e Kampionëve atë vit, dhe kështu transferimi dështoi”, ka zbuluar Galliani.
Shtuar më 02/10/2008, ora 21:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori