Galliani: Kemi fituar titullin e 28-të
Adriano Galliani
Pas golit të dytë gjuaja me grushta nga të gjitha anët, arrita deri aty sa ndrydha edhe dorën, ka deklaron Adriano Galliani, pas përfundimit të ndeshjes, ku Milani fitoi Superkupën e Italisë.

“Kemi fituar titullin e 28. Është trofeu ynë i 15 kombëtar, ndërsa kemi edhe 13 të tjerë ndërkombëtar. Kemi fituar 26 çmime gjatë presidencës së Berluskonit”, tha ai, ndërsa shtoi se ka telefonuar këtë të fundit për ta falënderuar, për kontributin e madh që ka dhënë tek Milani, shkruan “Corriere dello Sport”.

Galliani falënderoi më tej edhe tifozët kinezë që mbështeten Milanin, që siç tha ai ishin të shumtë në numër.

“Falënderoj tifozët milanistë kinezë, ishin fantastikë, kënduan himnin tonë në mënyrë të mrekullueshme, prandaj këshillova futbollistët t’i përshëndesnin pas ndeshjes, sepse e meritonin”, shtoi Galliani.

Futbollistët e Milan kanë mposhtur skuadrën rivale të qytetit Inter me rezultat 2:1, duke fituar në këtë mënyrë Superkupën e Italisë, që u zhvillua të shtunën në Pekin.
Shtuar më 07/08/2011, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori