Galliani: Ky Milan pëson shumë gola
Pëlqej
A ekziston një çështje "Milan"? Ende jo por hemoragjia e shfaqur në fazën mbrojtëse po shqetëson shumë drejtuesit e klubit kuqezi. Kjo konfirmohet edhe nga vetë Administratori i Deleguar Adriano Galliani pas mbledhjes së Lega Calcio mesditën e sotme.

"Po, është e vërtetë. Milan pëson shumë gola. Inzaghi e njeh dhe dop ta zgjidhë problemin", është shprehur Galliani.

Edhe të martën kundër Empolit Milani vuajti shumë: "Jo, unë nuk e pashë skuadrën të luante keq 30 minutat e para. Të mbesin në mendje dy golat, e ripashë ndeshjen dhe nuik kemi laujtur keq".

Milan në 4 javët e par të Serie A ka pësuar 8 gola, më shumë se kuqezinjtë ka pësuar Parma (10), që 5 prej tyre i ka marrë pikërtisht nga Milani. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2014, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori