Galliani mbështet Romën: Hakmerru edhe për ne
Ish-administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, sot senator në parlamentin italian, është rikthyer të flasë shkurt në lidhje me futbollin pas një kohe të gjatë

“Juventusi meritonte të fitonte dhe kualifikohej kundër Realit. Ajo penallti ishte e dyshimtë dhe akoma më absurde ishte të përjashtoje Buffonin. Kjo do të thotë të mos kuptosh psikologjinë e futbollit. Me pak fjalë, ai arbitër ishte një idiot.

Roma në gjysmëfinale me Liverpoolin? Do të jem në stadium më 2 maj për ta ndjekur ndeshjen. Finalen e vitit 2005 me Liverpoolin nuk do të harroj kurrë, prandaj them ‘Forca Roma’ dhe hakmerru edhe për ne”, përfundoi Galliani. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori